Faqja kryesore    Për ne    Shërbimet tona    Veturat    Galeria jonë    Na kontaktoni
  PËR NE  
 
AUTO SERVIS “VALI”
është një nga AutoServiset më profesionale në Kosovë. AS VALI Ka filluar punën me 11.11.1999 në Prishtinë. AS Vali është formuar nga pronari i saj Valdet Krasniqi i cili në fillim startoi me një Automekanik profesional dhe 3 teknik. Pas shumë sfidave dhe një pune të kryer me profesionalizëm të lartë AS VALI arriti që të mbijetoj nga Konkurenca e madhe në këtë fushë dhe arriti që të krijoi imazh dhe reputacion të një Autoservisi profesonal.
 
 
SOT AUTO SERVIS “VALI”
në kuadër të stafit ka 5 Automekanik profesionist dhe 5 teknik të kualifikuar për mirembjatjen dhe riparimin e Automjeteve, 2 roje Sigurie , një Menaxher Gjeneral, një Menagjer I Financave, një Avokat dhe një menaxher të Shitjes dhe Marketingut. Ku e gjithë ekipa e dinë rendesinë e punës dhe jep maksimumin në punë dhe mikëpritjen e klientëve.
 
 
Objekti ku tash funksionon dhe punon Autoservis “VALI” është ndëertuar në vitin 2004 dhe mund të pranoj 10 automjete brenda që të punohet në ta në të njejtën kohë dhe të mos ketë kurrëfar problemi, me 840 metra katrorë i përmbushë të gjitha kriteret dhe specifikacionet e kërkuara nga secili kontraktues i mundshëm. Objekti është i Lokalizuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë në km e 2 dhe me hapsirën për parkim mund të i pranoj deri ne 200 automjete pa kurrëfar problemi ku për sigurinë e tyre përkujdeset Sigurimi gjatë 24 orëve.
 
 
Po ashtu Auto servis “VALI” është licencuar prej
Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit për Kontrollim teknik, ku kompania e jonë është e njohur për kryerjen e kësaj pune dhe është e paisur me të gjitha mjetet bashkohore të nevojshme për kryerjen e kësaj pune.
 
 
Puna brenda AS “VALI” është e ndare në keto sektore: 
1. Sektori i Menagjimit të Auto Servisit
Adnan Krasniqi
- Inxhinier i Maqinerisë
2. Sektori i Riparimeve dhe Servisimit
Valdet Krasniqi
- Automekanik i Specializuar
3. Sektori për përkujdesje ndaj klientëve
Abdullah Ramadani
4. Sektori i Financave
Merkur Krasniqi
5. Sektori për Gara
Merkur Krasniqi
6. Sektori i Marketingut dhe shitjes
Adnan Krasniqi
 
       
 
PRISHTINA - 3x KAMPION

Në Mars të vitit 2000 Autoservis “VALI” formoi edhe ekipen për gara në vozitje të quajtur Prishtina ku Menaxheri i Autoservis “VALI” z.Merkur Krasniqi ka kontribuar jo vetem për Ekipin e tij por edhe për të gjithe Ligën Garuese. Ku Ekipa garuese Prishtina ka arritur që 3 herë me radhë të jetë kampion i Kosovës. Autoservis “VALI” ka kontribuar me servisimin dhe riparimin e automjeteve garuese.
 
       
       
       
     
  Copyright © 2008 Auto Service Vali. Site by: Kuraja Advertising